Presidenti Xi Jinping, i shoqëruar nga Duka i York-ut, Princi Andrew dhe ministri i parë i financave Heinz vizitoi Kompaninë Satelitore "INMARSAT". Xi u shpreh se Kina dhe kjo kompani kanë një bashkëpunim të mirë në kuadër të nismës "Një brez, një rrugë" dhe një perspektivë të gjerë zhvillimi.
"Kina dëshiron të bashkëpunojë për rritjen e nivelit të telekomunikacionit me vendet e interesuara, të ndërtojnë Rrugën informative të Mëndafshit, të forcojë bashkëpunimin satelitor në fushën e telefonisë së lëvizëshme. Kjo do të kontribuojë në forcimin e bashkëpunimit të "Një brez, një Rrugë", me përfitim për popujt e ndryshëm të botës", tha kreu kinez i shtetit.
Xi Jinping shprehu dëshirën për shtimin e bashkëpunimit midis kompanisë "INMARSAT" dhe homologëve të saj kinezë , duke kontribuar në marrëdhëniet dypalëshe.