Fjala kyçe: 时代---Shídài---Kohë
201510122SHIDAI |
Të mërkurën në zyrën e kryeministrit në "Downing Street"-it në Londër, u zhvilluan bisedime mes presidentit kinez Xi Jinping dhe kryeministrit britanik David Cameron. Të dyja palët vlerësuan pozitivisht arritjet e marrëdhënieve kino-britanike, shkëmbyen mendime mbi këto marrëdhënie dhe çeshtje të rëndësishme ndërkombëtare e rajonale, duke arritur konsensus. Xi dhe Cameron shprehën mendimin se marrëdhëniet e partneritetit strategjik të përgjithshëm global të shekullit të 21-të, nisin një "kohë të artë" të marrëdhënieve kino-britanike të qëndrueshme, të hapur dhe me interesa të përbashkëta.
Xi Jinping u shpreh se sivjet, ka filluar 10 vjetori i dytë i marrëdhënieve të partneritetit strategjik të përgjithshëm kino-britanik. Kina dëshiron që bashkë me Britaninë e Madhe të ngrejë nivelin e marrëdhënieve dypalëshe, të pasurojë përmbajtjen e këtyre marrëdhënieve, si dhe planifikimin e bashkëpunimeve të ardhme dypalëshe.
Xi Jinping theksoi se Kina shpreson të garantojë së bashku me Britaninë e Madhe qëndrueshmërinë e marrëdhënieve në nivelin më të lartë, me synim që bashkëpunimi dypalësh të jetë i hapur dhe gjithëpërfshirës në fusha më të gjera.
Në të njejtën ditë u publikua lajmi i mirë për projektin e centralit bërthamor "Hinkley Point" me investim të përbashkët kino-francez, që ngjalli shumë interes. Korporata e Energjisë Bërthamore e Kinës dhe grupi francez"EDF" kanë nënshkruar marrëveshjen e investimeve strategjike për ndërtimin e centralit bërthamor britanik "Hinkley Point" në Britani. Kjo është hera e parë që teknologjia e energjisë bërthamore kineze hyn në një vend të madh perëndimor. Lidhur me këtë presidenti Xi Jinping u shpreh
"Gjatë kësaj vizite kemi shënuar një sërë arritjesh të rëndësishme. Së bashku me kryeministrin Cameron do të nënshkruajmë disa marrëveshje për bashkëpunim ndërqeveritar si dhe në fushën e biznesit, duke përfshirë projektin e centralit bërthamor "Hinkley Point", ku merr pjesë sipërmarrja kineze. Ky është një projekt i bashkëpunimit kino-britanik në vitet e fundit, që do të shërbejë si shembull për thellimin e bashkëpunimeve praktike në të ardhmen."
David Cameron u shpreh se vizita e presidentit kinez Xi Jinping në Britani është e frytshme. Të dy palët kanë arritur konsensus për shumë projekte dhe marrëveshje ekonomiko-tregtare, të cilat do të nxitin forcimin e marrëdhënieve dypalëshe. Britania dëshiron të bëhet partneri më i rëndësishëm i Kinës në perëndim, të zgjerojë bashkëpunimet me palën kineze në fushat financiare, energjitike, kulturore, të lehtësimit të vizave etj. Britania ka përkrahur krijimin e zonave të tregtisë së lirë mes BE-së dhe Kinës, si një kontribut pozitiv për nxitjen e marrëdhënieve evropiano-kineze.
Si vendi i parë perëndimor që aplikoi për pjesëmarrje në Bankën Aziatike të Investimeve Infrastrukturore ("AIIB"), Britania e Madhe dëshiron të marrë pjesë në krijimin e kësaj banke dhe në nismën "Një brez, një rrugë" u shpreh David Cameron. Lidhur me këtë, Xi Jinping theksoi:
"Britania e Madhe ka shprehur interes të madh për pjesëmarrjen në nismën "Një brez, një rrugë", si dhe ka nxitur planin e lidhjes së "Qendrës ekonomike të Anglisë Veriore" me "Një brez, një rrugë" Kjo është një gjë e mirë, pasi "Një brez, një rrugë" është një nismë e hapur. Një shprehje popullore kineze thotë se "sa më shumë njerëz të sjellin drunj, aq më i madh do të bëhet zjarri ". Ne dëshirojmë nxitjen e ndërlidhjes mes dy projekteve, me interes dhe përfitim të përbashkët."