PËR NE  VEND PUNE
      
cri albanian.cri.cn
Faqja e parë | Lajme | Kina Sot | Fokus ekonomik | Kultura | Kozmopolit | Shëndeti | Fjala në Lajm | Koment për RJK Muzikë | Revista "Ejani"
Xi dhe Cameron në Samitin industrial-tregtar kino-britanik
2015-10-22 09:48:10 xinhua Komenti juaj Printoni

Presidenti Xi Jiping dhe kryeministri David Cameron‎ morën pjesë së bashku të mërkurën në Samitin industrial-tregtar kino-britanik. Në fjalën e mbajtur në samit, Xi tha se në këtë kohë kur gjendja e ekonomisë botërore është e ndërlikuar dhe nuk e kemi të qartë perspektivën, duhet të shtojmë vendosmërinë.

Xi vuri në dukje se zhvillimi ekonomik i Kinës tashmë ka hyrë në gjendjen e re të zakonshme. "Në situatën e vështirë të ekonomisë globale, rritja ekonomike e Kinës në 9 mujorin e parë të vitit ishte 6.9% dhe luajti një rol të rëndësishëm në rritjen ekonomike botërore," tha kreu i shtetit Xi.

Ai tha se në epokën e re duhen ide të reja, duke theksuar se nisma "Një brez, një rrugë" ofron shance të mëdha për Kinën dhe vendet e tjera, të përfshira në të. "Një brez, një rrugë" është e hapur për "miqtë" dhe vendet që kanë interes të marrin pjesë në të", tha Xi.

Presidenti Xi tha se Kina dhe Britania mund të bashkëpunojnë në kuadër të nismës "Një brez, një rrugë", që ofron mundësi të mëdha. (Çang Çuo/Eda Merepeza)

Mrekulli
Komenti im
Forum

Sondazh me dëgjuesit për dy sesionet e vitit 2015 në Kinë

Voto tani, shijo falas më vonë
Artikuj top
Rubrika top
China Radio International.CRI. All Rights Reserved.
16A Shijingshan Road, Beijing, China