Burime të policisë bregdetare greke njoftuan të mërkurën se një anije me refugjatë u fundos pranë Ishullit Samos, 260km në jugperëndim të Athinës dhe 15 vetë konsiderohen të humbur.
Pas ngjarjes, një anije turke peshkimi arriti të shpëtonte 16 vetë dhe njoftoi se në anije ndodheshin 31 refugjatë. Mësohet se po vazhdojnë operacionet e kërkim-shpëtimit.
Sivjet, mbi 50 mijë refugjatë kanë hyrë territorin helen, pjesa më e madhe e të cilëve duke e përdorur atë si tranzit, drejt vendeve perëndimore. Sipas autoriteteve greke, vetëm në shtator mbi 14 mijë refugjatë kanë hyrë në Greqi, ndërsa 97 trafikantë janë arrestuar. (Fang Xiaoyu/Eda Merepeza)