Presidenti i Kinës Xi Jinping dhe zonja e parë Peng Liyuan, të shoqëruar nga duka dhe dukesha e Kembrixhit paraditen e së mërkurës ishin të pranishëm në një veprimtari artistike kushtuar marrëdhënieve kulturore kino-britanike, në Pallatin Lancaster në Londër.
Gjatë bisedës me princin William, kreu i shtetit Xi theksoi se "Kina dhe Britania janë dy fuqi kulturore. Ne duhet të rritim shkëmbimet kulturor dhe mirëkuptimin reciprok mes popujve, nëpërmjet produkteve kulturore".
Shfaqja e artistëve kinezë dhe anglezë paraqiti për të pranishmit shkëmbimet kulturore në rritje midis dy vendeve. Çifti presidential kinez dhe duka e dukesha e Kembrixhit vizituan dhe stendën e kompanisë kineze BYD, ku mësuan se autobusët e kuq me dykate, aq të famshëm në Londër, tani kanë një dizenjues dhe prodhues kinez. Një numër gjithnjë e më i madh kompanish kineze dhe individësh e konsiderojnë Britaninë si një mundësi bashkëpunimi në fushën e filmit, televizionit dhe industrisë së argëtimit. (Fang Xiaoyu/Eda Merepeza)