Presidenti i Kinës Xi Jinping dhe zonja e parë Peng Liyuan u takuan të martën me Princin Charles të Wales-it dhe Dukeshën e Camilla të Cornwall-it,
Gjatë takimit, Xi theksoi se Kina dhe Britania janë vende të mëdha me ndikim të rëndësishëm global. Marrëdhëniet e të dy vendeve e tejkalojnë sferën dypalëshe duke marrë rëndësi strategjike ndërkombëtare.
"Për shumë vite, familja mbretërore ka mbështetur zhvillimin e marrëdhënieve midis Kinës dhe Britanisë. Ne i mirëpresim anëtarët e familjes mbretërore ta vizitojnë më shpesh Kinën," tha Xi.
Princi Charles e përshëndeti vizitën e presidentit Xi në Britani dhe uroi për zhvillimin e marrëdhënieve dypalëshe. Ai tha se Kina dhe Britania kanë një histori të lashtë dhe trashëgimi kulturore tradicionale, ndaj është shumë i rëndësishëm bashkëpunimi në këtë fushë.
Presidenti Xi dhe Princi trashëgimtar Charles shkëmbyen mendime mbi zhvillimin e vazhdueshëm, ndryshimin e klimës, energjinë e pastër etj. (Leftion Peristeri)