Presidenti i Kinës Xi Jinping takoi të martën Dukën e Kembrixhit, princin William.
Gjatë bisedës, presidenti Xi kujtoi vizitën e suksesshme të Princit William në Kinë. Ai tha se sivjet shënohet 10-vjetori i vendosjes së marrëdhënieve të partneritetit të gjithanshëm strategjik kino-britanik.
Vizita e presidentit Xi ka si qëllim të thellojë marrëdhëniet dypalëshe dhe të shtojë bashkëpunimin e miqësinë midis dy popujve me shpresën e hapjes së një kapitulli të ri në marrëdhëniet mes dy shteteve.
Princi William e përshëndeti vizitën e presidentit Xi Jinping në Britani dhe tha se ajo mund të forcojë bashkëpunimin kino-britanik në shumë fusha. Princi William vlerësoi lart punën e Kinës për të goditur tregtinë e paligjshme të fildishit, dhe shpreson se mund të zhvillojë më shumë bashkëpunim me Kinën në këtë fushë.
Të dy palët shkëmbyen gjithashtu mendime mbi bashkëpunimin në sportin e futbollit. (Fang Xiaoyu/Leftion Peristeri)