Në më shumë se 20 librari të njohura të Londrës si Waterstones, Hatchards, Harrods etj u çel të hënën Panairi i Librit Kinez, në kuadër të vizitës së presidentit Xi Jinping në Britani. Librat e ekspozuar janë kryesisht në gjuhën angleze, shumica e të cilëve të ekspozuar për herë të parë në këtë vend.
Zv. Shefi i zyrës së shtypit pranë Këshillit të Shtetit të Kinës Guo Weimin u shpreh se, nëpërmjet këtyre librave, lexuesit britanikë mund të kuptojnë më mirë konceptin e administrimit të Xi Jinping-ut, si dhe thellojnë njohjen për kulturën dhe shoqërinë moderne të Kinës.