PËR NE  VEND PUNE
      
cri albanian.cri.cn
Faqja e parë | Lajme | Kina Sot | Fokus ekonomik | Kultura | Kozmopolit | Shëndeti | Fjala në Lajm | Koment për RJK Muzikë | Revista "Ejani"
Presidenti kinez nis vizitën shtetërore në Britani
2015-10-20 09:13:16 CRI Komenti juaj Printoni

 

Presidenti kinez Xi Jinping, i shoqëruar nga bashkëshortja Peng Liyuan mbërritën të hënën në mbrëmje në Londër, për një vizitë shtetërore me ftesë të mbretëreshës Elisabeth II. Avioni presidencial u ul në Aeroportin Heathrow në orën 8.00 të mbrëmjes, sipas orës lokale ku u prit nga përfaqësuesi i mbretëreshës viskonti Hood dhe sekretari i jashtëm britanik Philip Hammond.

Në deklaratën për mediat pas mbërritjes, kreu i shtetit Xi thekson se "Kina i kushton një rëndësi të madhe forcimit të marrëdhënieve me Mbretërinë e Bashkuar". Ai shton se " thellimi i marrëdhënieve kino-britanike është në interes të të dy vendeve dhe popujve dhe i përgjigjet prirjes së kohës."

Presidenti Xi thekson më tej se "ky vit shënon dekadën e dytë të partneritetit strategjik të gjithanshëm midis dy vendeve", duke shprehur dëshirën për thellim të shkëmbimeve të pikpamjeve me liderët britanikë, lidhur me të dy vendet dhe çeshtje me interes ndërkombëtar dhe rajonal.

Kreu i shtetit i Kinës ka shprehur interes për takimet me përfaqësues të sektorëve të ndryshëm të shoqërisë britanike, për të diskutuar rreth të ardhmes së marrëdhënieve dypalëshe dhe hartimin e një "plani të madh" për bashkëpunimin në të ardhmen.

Para nisjes për në Britani, presidenti Xi shprehu pritshmëritë e tij për ndërtimin e "një epoke të artë" me këtë vend. "Shpresoj se do të ndikojmë në rritjen e mëtejshme të marrëdhënieve kino-britanike, do të nxitim bashkëpunimin praktik midis dy vendeve tona në të gjitha fushat, për të mundësuar krijimin e një "epoke të artë" në partneritetin strategjik gjithëpërfshirës", u shpreh presidenti Xi gjatë një interviste për "Reuters", të dielën, në prag të vizitës së tij në Britani.

Vizita e Xi Jinping përfundon të premten dhe është e para e një presidenti kinez në Britani, qysh nga viti 2005. Në axhendën e vizitës përveç Londrës është përfshirë dhe qyteti i Mançesterit. (Eda Merepeza)

Mrekulli
Komenti im
Forum

Sondazh me dëgjuesit për dy sesionet e vitit 2015 në Kinë

Voto tani, shijo falas më vonë
Artikuj top
Rubrika top
China Radio International.CRI. All Rights Reserved.
16A Shijingshan Road, Beijing, China