PËR NE  VEND PUNE
      
cri albanian.cri.cn
Faqja e parë | Lajme | Kina Sot | Fokus ekonomik | Kultura | Kozmopolit | Shëndeti | Fjala në Lajm | Koment për RJK Muzikë | Revista "Ejani"
Xi, drejt "epokës së artë" të partneritetit strategjik kino-britanik
2015-10-19 11:06:09 CRI Komenti juaj Printoni

Para nisjes së vizitës në Britaninë e Madhe, presidenti i Kinës Xi Jinping i dha të dielën një intervistë agjencisë së lajmeve Reuters. Udhëheqësi kinez shprehu pritshmëritë e tij për takimet me politikanët britanikë, zhvillimin e marrëdhënieve dypalëshe dhe çeljen e "epokës së artë" të partneritetit strategjik kino-britanik.

Në intervistë Xi Jinping-u vuri në dukje se vitet e fundit, pavarësisht ngadalësimit rë rritjes ekonomike globale, bashkëpunimi ekonomiko-tregtar dhe ai i investimeve midis Kinës dhe Britanisë ka pasur zhvillim të qëndrueshëm. Kina dëshiron të rritë nivelin dhe zgjerojë sferat e këtij bashkëpunimi sipas parimit të përfitimit të ndërsjellë të të dy popujve.

Duke folur për bashkëpunimin në fushën financiare, Xi vlerësoi se Britania është vendi i parë i zhvilluar që nxori në qarkullim bono sovrane në monedhën kineze Renminbi, si dhe vendi i parë i zhvilluar që e përfshiu monedhën kineze në rezervën e vet valutore. "Nëse kushtet janë gati, Kina do të marrë në konsideratë forcimin e ndërveprimit të tregjeve financiare të të dy vendeve", tha ai.

Duke iu përgjigjur pyetjes mbi Bankën Aziatike të Investimeve Infrastrukturore, presidenti kinez tha se nisma e Pekinit synon nxitjen e ndërtimit të infrastrukturës në Azi dhe thellimin e bashkëpunimit. "Kina vlerëson dhe mirëpret pjesëmarrjen e Britanisë në këtë bankë dhe dëshiron të kontribuojë aktivisht me vendet e tjera themeluese për zhvillimin e Azisë dhe të botës," tha Xi.

Mbi shqetësimet e jashtme për ngadalësimin e rritjes ekonomike të Kinës, Xi Jinping-u vuri në dukje se në gjysmën e parë të këtij viti, ekonomia kineze shënoi një rritje prej 7%, e cila është në përputhje me objektivin e përcaktuar, ndërsa nënvizoi se ekonomia e Kinës vijon të ketë rritjen më të shpejtë ndër ekonomitë kryesore botërore.

"Luhatja e shpejtësisë së rritjes ekonomike është normale. Është e pamundur që shpejtësia të rritet vazhdimisht. Rrija me 7% në gjashtëmujorin u shoqërua me një prodhim të përgjithshëm me vlerë prej mbi 1 trilion dollarë amerikanë. Sasia absolute e rritjes madje është më e lartë se vitet e tjera kur shpejtësia e rritjes ishte mbi 10%. Kina po merr masa për të rritur cilësinë dhe efikasitetin e zhvillimit ekonomik, duke u mbështetur më shumë mbi risitë dhe konsumin për të zgjidhur problemin e pabarazisë," tha Xi.

Në intervistën për agjencinë britanike të lajmeve "Reuters" para fillimit të vizitës, Xi foli gjithashtu edhe për përballimin e ndryshimit të klimës, të drejtën sovrane në Detin e Kinës Jugore dhe bashkëpunimin ndërkombëtar kundër korrupsionit.

(Zhang Yan/Leftion Peristeri)

Mrekulli
Komenti im
Forum

Sondazh me dëgjuesit për dy sesionet e vitit 2015 në Kinë

Voto tani, shijo falas më vonë
Artikuj top
Rubrika top
China Radio International.CRI. All Rights Reserved.
16A Shijingshan Road, Beijing, China