Organiza Botërore e Shëndetësisë i bëri thirrje Kinës të miratojë një ligj kombëtar për kontrollin e duhanit.
OBSH-ja, Projekti Ndërkombëtar i Vlerësimit të Politikave të Duhanit dhe Qendra Kineze për Parandalimin dhe Kontrollin e Sëmundjeve lëshuan të hënën një raport të përbashkët.
Në raport thuhej se numri vjetor i viktimave nga duhanpirja pasive në Kinë është 100 mijë, ndërkohë 740 milionë jo duhanpirës janë të ekspozuar ndaj tymit të duhanit të paktën një herë në ditë.
Raporti paralajmëron se rreth 1 milion banorë vdesin çdo vit në vend nga sëmundjet që lidhen me duhanpirjen, dhe ky numër mund të trefishohet deri në vitin 2050 nëse nuk merren masa të menjëhershme. (Albana)