Kjo është vizita e parë në Britani e një presidenti kinez në dekadën e fundit. Vizita do të zgjasë deri të premten.
Mbretëresha Elizabeta e II-të do të zhvillojë një ceremoni pritjeje për nder të presidentit Xi, duke përfshirë një darkë zyrtare.
Presidenti Xi do të takohet edhe me kryeministrin britanik David Kameron si dhe do të marrë pjesë në një banket të zhvilluar nga kryebashkiaku i Londrës.
Krahas Londrës, presidenti kinez do të vizitojë edhe Manchester-in. (Wang Lei)