Agjencia kineze e Energjisë Bërthamore njofton se drejtori i saj Xu Dazhe, ministri amerikan i energjisë Ernest Moniz dhe presidenti i Organizatës së Energjisë Atomike të Iranit Ali Akbar Salehi kanë nënshkruar të dielën "Deklaratën e bashkëpunimit për reformën e programit të reaktorit të ujit të rëndë në Arak", si pjesë e planit të përbashkët gjithëpërfshirës të veprimit të OKB-së.
Në deklaratën për shtyp thuhet se autoritetet kineze, amerikane dhe iraniane do të krijojnë grupin e punës për reformën e programit të reaktorit të ujit të rëndë në Arak. Nënshkrimi i deklaratës tregon se të trija palët janë të gatshme për reformën dhe do të kontribuojnë në zbatimin me sukses të marrëveshjes së përgjithëshme të programit bërthamor të Iranit. (Fang Xiaoyu/Eda Merepeza)