Vizita e kreut të Shtetit të Kinës Xi Jinping në Britani javën e ardhshme mund të shënojë fillimin e një epoke të artë në marrëdhëniet Britani-Kinë, sipas Prof. Nicholas Rees, akademikut britanik për çështjet ndërkombëtare.
Prof. Nicholas Rees, dekani i Arteve dhe Shkencave Humane në Universitetin Hope të Liverpool-it, tha se vitet e fundit Kina ka treguar se është "maturuar" në arenën ndërkombëtare.
Vizita e Xi-së vetëm në Britani si pjesë e itinerarit të tij është një shenjë e qartë e angazhimit të Kinës për të forcuar më tej lidhjet me Londrën, tha Rees.
Xi Jinping do të bëjë një vizitë shtetërore në Britani nga e hëna në të premte, vizita e parë e një presidenti kinez në dekada. (Albana)