Fjalë kyçe: 访问---Fǎng wèn---Vizita
20151016fangwen |
Ambasadori i Kinës në Britaninë e Madhe Liu Xiaoming zhvilloi të enjten një konferencë shtypi mbi vizitën shtetërore të presidentit kinez Xi Jinping në Britani. Ai u shpreh se, vizita e presidentit Xi në Mbretërinë e Bashkuar ka një rëndësi të madhe dhe shënon një nivel të lartë të marrëdhënieve dypalëshe".
Më shumë se 70 gazetarë nga BBC, CNN, AFP dhe mediat kryesore perëndimore në Britani si dhe gazetarë kinezë ishin të pranishëm në konferëncën e shtypit.
Liu Xiaoming tha se viti 2015 është fillimi i 10-vjeçarit të dytë të marrëdhënieve të partneritetit strategjik midis Kinës dhe Britanisë dhe kryeministri Carmeron e ka quajtur këtë vit " epoka e artë". Vizita e e presidentit Xi kryhet pikërisht në këtë periudhë.
"Liderët e të dy vendeve do të përcaktojnë bashkërisht synimet e reja për marrëdhëniet midis dy vendeve. Prandaj vizita e presidentit Xi është e rëndësishme, pasi lidhet me të kaluaren dhe të ardhmen, dhe do të shërbejë si një gurkilometrik në marrëdhëniet dypalëshe, duke çelur një "epokë të artë" në marrëdhëniet kino-britanike."
Ambasadori Liu shtoi se, pala britanike do të zhvillojë një ceremoni madhështore pritjeje tradicionale për presidentin Xi Jinping. Gjatë vizitës, anëtarët e 3 brezave të familjes mbreterore do të presin presidentin Xi dhe zonjën e parë të Kinës, Peng Liyuan. Presidenti Xi do të mbajë një fjalim para parlamentit britanik. Përveç bisedimeve zyrtare, kryeministri Carmeron do të shoqërojë presidentin Xi në aktivitete të ndryshme në Londër, si dhe do të vizitojnë Mançesterin. Kryeministri Cameron dhe bashkëshortja e tij Samantha Cameron do të ftojnë çiftin presidencial të Kinës në vilën e tyre në fshatin Chequers.
Në konferencën e shtypit, ambasadori Liu Xiaoming tha se Xi Jinping do të vizitojë universitetet më të njohura të Britanisë.
"Në 'Imperial College', presidenti Xi do të vizitojë qendrën e studimit të teklonogjisë robotike, së të biomjekësisë etj. Në Universitetin e Mançesterit, Xi do të inspektojë teklonogjinë Graphene, si dhe do të takohet me shkencëtarët që kanë fituar Çimimin Nobel për studimin e Graphene."
Përsa i përket bashkëpunimit në futboll midis Kinës dhe Britanisë, ambasadori Liu tha se,
"futbolli britanik është i njohur në botë,ashtu si në shumë sporte të tjera ku britanikët shkëlqejnë. Por futboli është shumë tërheqës edhe në Kinë. Tani Kina po përpiqet të ngrejë nivelin e futbollit, ndaj potenciali i bashkëpunimit midis dy vendeve në këtë fushë është shumë i madh."
Ditët e fundit, mediat britanike i ka kushtuar një vëmendje të veçantë vizitës së presidentit Xi Jinping në këtë vend. Ambasadori kinez Liu Xiaoming ka zhvilluar takime me stafin e BBC, Financial Times, skyNews etj. Gjithashtu ai dha një intervistë televizive live për vizitën shtetërore të presidentit Xi në Britaninë e Madhe dhe marrëdhëniet kino-britanike, bashkëpunimin tregtar dypalësh dhe zhvillimin e ekonomisë kineze.