PËR NE  VEND PUNE
      
cri albanian.cri.cn
Faqja e parë | Lajme | Kina Sot | Fokus ekonomik | Kultura | Kozmopolit | Shëndeti | Fjala në Lajm | Koment për RJK Muzikë | Revista "Ejani"
Xi Jinping do të takohet me tre breza të familjes mbretërore të Britanisë
2015-10-16 10:00:24 CRI Komenti juaj Printoni

Presidenti kinez Xi Jinping dhe bashkëshortja e tij Peng Liyuan do të takohen me tre breza të familjes mbretërore gjatë vizitës në Mbretërinë e Bashkuar javën e ardhshme.

Ambasadori kinez në Londër Liu Xiaoming thotë se kjo vizitë do të sjellë 'epokën e artë' të marrëdhënieve kino-britanike.

"Gjatë vizitës, presidenti Xi Jinping së bashku me udhëheqësit britanikë do t'u japë marrëdhënieve dypalëshe një vend të ri. Ata do të caktojnë objektivë të rinj dhe do të hartojnë një udhërrëfyes të ri për marrëdhëniet dypalëshe. Nga ana tjetër, vizita shtetërore do të jetë një çast i rëndësishëm midis të shkruarës dhe të ardhmes. Do të vendoset një gur i ri themeli në marrëdhëniet Kinë - Britani."

Ambasadori prezantoi gjithashtu dhe ceremoninë e mirëseardhjes, një banket shtetëror që do të shtrohet nga mbretëresha, një banket në bashkinë e Londrës dhe 103 të shtëna topi si përshëndetje mbretërore për presidentin.

Presidenti Xi Jinping do të mbajë një fjalim në parlamentin britanik dhe më pas do të takohet kryeministrin David Cameron. (Leftion Peristeri)

Mrekulli
Komenti im
Forum

Sondazh me dëgjuesit për dy sesionet e vitit 2015 në Kinë

Voto tani, shijo falas më vonë
Artikuj top
Rubrika top
China Radio International.CRI. All Rights Reserved.
16A Shijingshan Road, Beijing, China