Vizita e presidentit kinez Xi Jinping në Britaninë e Madhe do të shoqërohet me daljen e një dokumenti për zhvillimin e ardhshëm të marrëdhënieve dypalëshe, deklaroi zv./ministri i Jashtëm Wang Chao përpara medieve.
Wang shtoi se presidenti Xi do të marrë pjesë në një sërë aktivitetesh gjatë qëndrimit të tij në Londër.
Ai do të pritet në një ceremoni të posaçme nga Mbretëresha Elisabeta e II, do të kalojë në revistë rojën kalorësiake të nderit, ndërsa në nder të tij do të shtrohet dhe një banket zyrtar. Gjithashtu ai do të takohet dhe bisedojë më anëtarë të familjes mbretërore britanike.
Presidenti Xi do të zhvillojë bisedime me kryeministrin David Cameron dhe kryebashkiakun e Londrës. Përveç kryeqytetit Xi do të vizitojë dhe Manchester-in.
Në kuadrin e bashkëpunimit dypalësh, ndihmësi i ministrit të Tregtisë së Kinës, Zhang Ji, thotë se pritet përparim në disa fusha të ndryshme, përfshirë energjinë, financat, tregun e pasurive të patundshme, trajtimin mjekësor dhe automobilat. (Leftion Peristeri)