PËR NE  VEND PUNE
      
cri albanian.cri.cn
Faqja e parë | Lajme | Kina Sot | Fokus ekonomik | Kultura | Kozmopolit | Shëndeti | Fjala në Lajm | Koment për RJK Muzikë | Revista "Ejani"
Kinë, investimet e huaja rriten me 9%
2015-10-14 09:43:29 CRI Komenti juaj Printoni

Sipas të dhënave të publikuara nga Ministria e Tregtisë e Kinës, në 9 muajt e parë të vitit janë krijuar 18,980 ndërmarrje me investime të huaja, shifër kjo 10.1% më e lartë se një vit më parë. Ndërkohë, janë shfrytëzuar investime të huaja në shifrën e 584.74 miliardë juanëve, 9% më shumë se një vit më parë.

Përballë gjendjes globale ku ka ngadalësim dhe rënie të investimeve, arritjet e Kinës janë realizuar nga përmirësimi i mjedisit të biznesit.

Për këto arritje, shefi i Departamentit të Investimeve të Huaja pranë Ministrisë kineze të Tregtisë, Tang Wenhong, tha se kjo ka ardhur si pasojë e shtimit të investitorëve të huaj që parashikojnë një perspektivë pozitive për reformat në Kinë.

"Shtimi aktiv i bashkëpunimit ndërkombëtar në fushën ekonomike ka stabilizuar dhe ka inkurajuar parashikimet e investitorëve të huaj për fitimet nga procesi i hapjes dhe reformave të vendit," thotë Tang Wenhong.

Sipas Ministrisë së Tregtisë, në 9 muajt e parë të këtij viti, Kina ka tërhequr mjaft investime të huaja, çka është një kontrast i dukshëm me gjendjen globale. Analistët besojnë që kjo gjendje pozitive në ekonominë e 2-të më të madhe në botë lidhet ngusht me thellimin e gjithanshëm të reformave dhe hapjes si dhe përmirësimit të mjedisit të investimeve. (Jiang Lei)

Mrekulli
Komenti im
Forum

Sondazh me dëgjuesit për dy sesionet e vitit 2015 në Kinë

Voto tani, shijo falas më vonë
Artikuj top
Rubrika top
China Radio International.CRI. All Rights Reserved.
16A Shijingshan Road, Beijing, China