Ushtria turke vrau shtatëmbëdhjetë rebelë të Partisë së Punëtorëve të Kurdistanit (PKK), gjatë sulmeve ajrore të së hënës në krahinën juglindore Hakari.
Sulmet ajrore shkatërruan tre shpella që përdoreshin nga rebelët, një depo municioni dhe vendqëndrime rebelësh, ndërsa operacionet tokësore kapën më vonë armë dhe municione të shumta në provincat Hakkari dhe Sirnak.
Ushtria gjithashtu konfiskoi 970 kg e nitrat amoni, që përdoret kryesisht për të përgatitur mjete të fuqishme shpërthyese.
"Mbi 2,000 militantë të PKK-së janë vrarë që nga korriku gjatë 4300 operacioneve të forcave turke të sigurisë", deklaroi Ministri i Brendshëm turk Selami Altinok.
Tensionet janë rritur veçanërisht në Turqinë Juglindore ku operacionet e mëdha ushtarake kundër militantëve të PKK-së vazhdojnë që nga korriku, ndërkohë që armëpushimi i vendosur mes palëve dështoi. (Leftion Peristeri)