PËR NE  VEND PUNE
      
cri albanian.cri.cn
Faqja e parë | Lajme | Kina Sot | Fokus ekonomik | Kultura | Kozmopolit | Shëndeti | Fjala në Lajm | Koment për RJK Muzikë | Revista "Ejani"
Kinë-Mblidhet KQ i PKK-së në prag të sesionit të 5-të
2015-10-13 09:19:28 CRI Komenti juaj Printoni

Liderët e Partisë Komuniste të Kinës do të mblidhen nga data 26 deri më 29 tetor për të diskutuar planin 5 vjeçar të zhvillimit të vendit. Sesioni i 5-të i KQ të 18-të të PKK-së do të zhvillohet në drejtimin e sekretarit të përgjithshëm të tij, Xi Jinping.

Në një deklaratë të publikuar pas mbledhjes së Byrosë Politike të hënën thuhet se Kina u përball me një mjedis të komplikuar ndërkombëtar, gjatë planit të 12-të 5 vjeçar, nga viti 2011-2015.

Plani i ri 5 vjeçar 2016-2020 do të ketë si përparësi qëndrueshmërinë e zhvillimit ekonomik, do të fokusohet në jetën e qytetarëve, zhvillimin e demokracisë, garantimin e barazisë dhe drejtësisë shoqërore, nëpërmjet ligjit dhe do të nxitë novacionin.

Në mbledhjen e së hënës u diskutua dhe një rregullore për qeverisje të pastër dhe vendosjen e sanksioneve ndaj atyre që thyejnë rregullat e partisë. Pjesmarrësit në mbledhje theksuan se forcimi i disiplinës përbën çelsin e një qeverisjeje të mirë. Sipas tyre vëzhguesit e disiplinës të KQP-së në të gjitha nivelet duhet të përdorin metoda të reja, për të forcuar luftën kundër korrupsionit. (Eda Merepeza)

Mrekulli
Komenti im
Forum

Sondazh me dëgjuesit për dy sesionet e vitit 2015 në Kinë

Voto tani, shijo falas më vonë
Artikuj top
Rubrika top
China Radio International.CRI. All Rights Reserved.
16A Shijingshan Road, Beijing, China