PËR NE  VEND PUNE
      
cri albanian.cri.cn
Faqja e parë | Lajme | Kina Sot | Fokus ekonomik | Kultura | Kozmopolit | Shëndeti | Fjala në Lajm | Koment për RJK Muzikë | Revista "Ejani"
"Volkswagen"-i do të tërheqë 1 950 makina nga Kina
2015-10-12 19:42:19 CRI Komenti juaj Printoni

Prodhuesi gjerman i makinave "Volkswagen" do të tërheqë 1 950 automjete me naftë nga Kina pas skandalit të mashtrimit të kësaj kompanie lidhur me lëshimin e gazit, bëri të ditur në një deklaratë të hënën Administrata e Përgjithshme e Kontrollit të Cilësisë, Inspektimit dhe Karantinës e Kinës.

Kompania po punon për gjetjen e një zgjidhjeje për konsumatorët dhe do t'ua paraqitë atë autoriteteve kineze së shpejti, thuhet në deklaratë, duke cituar një raport të paraqitur nga "Volkswagen".

Njoftimi pason paralajmërimet nga kjo Administratë për cilësinë e 1946 "Tiguan"-ëve dhe katër "Passat"-ëve me motorë me naftë EA 189 të importuar, të cilat janë prekur nga skandali i lëshimit.

"Volkswagen"-i duhet t'i tërheqë këto automjete sa më shpejt të jetë e mundur dhe të njoftojë autoritetet kineze për të mbrojtur interesat e konsumatorëve kinezë, vihet në dukje në këtë deklaratë.

Mrekulli
Komenti im
Forum

Sondazh me dëgjuesit për dy sesionet e vitit 2015 në Kinë

Voto tani, shijo falas më vonë
Artikuj top
Rubrika top
China Radio International.CRI. All Rights Reserved.
16A Shijingshan Road, Beijing, China