PËR NE  VEND PUNE
      
cri albanian.cri.cn
Faqja e parë | Lajme | Kina Sot | Fokus ekonomik | Kultura | Kozmopolit | Shëndeti | Fjala në Lajm | Koment për RJK Muzikë | Revista "Ejani"
Davutoglu: Turqia pranë identifikimit të njërit prej dy vetëvrasësve
2015-10-12 19:01:32 CRI Komenti juaj Printoni

Turqia është pranë identifikimit të njërit prej dy të dyshuarve si autorë të dy shpërthimeve të së shtunës në Ankara, që vranë të paktën 97 veta, u shpreh të hënën kryeministri Ahmet Davutoglu.

Në një intervistë për rrjetin turk NTV, Davutoglu bëri të ditur se po bëhen analizat e ADN-së të mbetjeve të personave që kryen shpërthimet vetëvrasëse.

Sulmi i së shtunës ishte një përpjekje për të ndikuar në rezultatin e zgjedhjeve të parakohshme më 1 nëntor, vuri në dukje kreu i qeverisë turke, duke shtuar se do të ndërmerren hapat e nevojshëm për të përmirësuar më tej sigurinë.

Davutoglu vuri në dukje se Turqia është duke hetuar Shtetin Islamik (IS) si i dyshuari kryesor në shpërthimet e Ankarasë.

Zyra e kryeministrit njoftoi të hënën se "po vazhdojnë përpjekjet e identifikimit të trupave të dy terroristëve meshkuj, që janë përcaktuar si autorë të shpërthimeve vetëvrasëse".

Askush nuk ka marrë përgjegjësinë për sulmin, i cili kishte në shënjestër një tubim paqësor pranë një stacioni hekurudhor në Ankara, ku po bëhej thirrje për dhënien fund të konfliktit me kurdët dhe për reforma politike.

Mrekulli
Komenti im
Forum

Sondazh me dëgjuesit për dy sesionet e vitit 2015 në Kinë

Voto tani, shijo falas më vonë
Artikuj top
Rubrika top
China Radio International.CRI. All Rights Reserved.
16A Shijingshan Road, Beijing, China