Kreu i grupit të çështjeve mbi Kinën pranë Parlamentit Britanik, Richard Graham tha se vizita e kreut të Shtetit të Kinës Xi Jinping në Britani ka rëndësi shumë të madhe dhe do të krijojë një perspektivë të mirë për marrëdhëniet dypalëshe.
Me ftesën e mbretëreshës Elizabeta II, në fund të këtij muaji, kreu Xi Jinping do të bëjë një vizitë shtetërore në Britani. Graham shtoi se Kina dhe Britania kanë krijuar lidhje të ngushta, kryesisht në ekonomi dhe tregti.
"Tani është kohë e artë bashkëpunimi mes Kinës dhe Britanisë dhe shpresoj të shoh më shumë arritje dypalëshe në fushën tregtare dhe atë të investimeve," thotë Graham.
Ai shtoi gjithashtu se lidhjet dhe shkëmbimet mes organeve legjislative kanë rëndësi të madhe dhe ai pret vizitën e kryetarit Xi në parlamentin britanik gjatë vizitës së tij shtetërore. (Jiang Lei)