Shqipëria u kualifikua për herë të parë në fazën finale të një Kampionati Europian futbolli, duke fituar 3-0 në Armeni. Përveç gëzimit të kualifikimit historik të Kombëtares për herë të parë në një kampionat Evropian, fitorja 3-0 ndaj Armenisë sjell edhe një përfitim të madh ekonomik për Shqipërinë. Federata Shqiptare e Futbollit ka fituar 12 milionë euro vetëm nga kualifikimi i Kombëtares në kampionatin Evropian të futbollit "Francë 2016".
Presidenti i Republikës, Bujar Nishani ka vlerësuar te dielen ne mbremje , Ekipin Kombëtar të Futbollit të Shqipërisë me Dekoratën "Nderi i Kombit", ndërsa kryeministri Edi Rama e ka komentuar fitoren e Kombëtares si një "ëndërr që u bë realitet". Festime nga qytetarët janë kryer jo vetëm në Tiranë por dhe në të gjitha qytetet kryesore të Shqipërisë. (ATSH)