Në forumin e mbajtur më 8 tetor në Sofje të Bullgarisë përfaqësuesit e vendeve të Europës Qendrore e Lindore shkëmbyen pikëpamjet për arritjen e një konsensusi mbi krizën e refugjatëve, stabilitetin në Ballkan dhe çështje të integrimit europian.
Në fjalimin e tij të hapjes, presidenti i Bullgarisë Rosen Plevneliev tha se Europa po përballet me shumë sfida. Një prej tyre është kriza e refugjatëve prandaj duhet të arrihet një konsensus i përbashkët për zgjidhjen e sfidave. Ai shtoi se shtimi i kontrolleve kufitare nuk i jep zgjidhje afatgjatë këtij problemi, vetëm shpejtimi i integrimit europian mund të sigurojë paqe, stabilitet dhe zhvillim në Europë.
Ndërsa, presidenti i Maqedonisë Gjorge Ivanov tha se kriza e refugjëtave i tregon BE-së se Gadishulli i Ballkanit është korridor kyç lidhës i Europës me Lindjen e Mesme dhe Afrikën e Veriut. Kriza e refugjatëve ka ndikuar jo vetëm vendet e origjinës së refugjatëve, por edhe vendet tranzite dhe ato të destinacionit. BE-ja dhe vendet Shengen po përballen me sfida serioze.
Në forumin dyditor me temë "Konceptimi i ri i marrëdhënieve midis partnerëve europianë dhe vendeve fqinje" marrin pjesë udhëheqësit e Rumanisë, Polonisë, Serbisë, Hungarisë, Ukrainës, Sllovakisë dhe Shqipërisë.