Gjermania do të kthejë të gjithë azilantët shqiptarë me ritme të shpejta për shkak se kërkon kapacitetet e lira në kampe për strehimin e sirianëve.
Deklarata u bë në Rinas në pritje të 50 azilantëve nga Sekretarja e Shtetit për Europën dhe rajonin e Landit të Bavarisë, Beate Merk. Ajo bëri të ditur se gjatë këtij viti në Gjermani kanë kërkuar 38 mijë shqiptarë azil ekonomik dhe të gjitha do të kthehen mbrapsht.(Top Channel)