PËR NE  VEND PUNE
      
cri albanian.cri.cn
Faqja e parë | Lajme | Kina Sot | Fokus ekonomik | Kultura | Kozmopolit | Shëndeti | Fjala në Lajm | Koment për RJK Muzikë | Revista "Ejani"
Kryeministri grek Tsipras prezanton axhendën e politikave
2015-10-06 10:11:43 CRI Komenti juaj Printoni

Kryeministri i Greqisë Alexis Tsipras prezantoi të hënën programin e politikave, duke u zotuar se do të zbatojë të gjitha reformat e premtuara pas marrjes së paketës së tretë të ndihmës dhënë nga kreditorët e huaj.

Përveç fillimit të negociatave me huadhënësit për reduktimin e borxhit kolosal të Greqisë, apo shtyrjen e afateve të pagesave të tij, Qeveria "Tsipras" synon gjithashtu të përfundojë sa më shpejt rikapitalizimin e bankave dhe të anulojë ligjin për kontrollin e kapitalit.

Kryeministri grek tha se në gjysmën e parë të vitit 2016, ekonomia greke mund të shohë rritje, nëse do të përmbushen qëllimet e qeverisë.

Përtej krizës ekonomike, për krizën e refugjatëve, Tsipras tha se: " duhet të bëjmë çmos për të treguar solidaritet dhe mikpritje, këto nuk janë utopi, por parimet themelore të Bashkimit Evropian." (Fang Xiaoyu)

Mrekulli
Komenti im
Forum

Sondazh me dëgjuesit për dy sesionet e vitit 2015 në Kinë

Voto tani, shijo falas më vonë
Artikuj top
Rubrika top
China Radio International.CRI. All Rights Reserved.
16A Shijingshan Road, Beijing, China