PËR NE  VEND PUNE
      
cri albanian.cri.cn
Faqja e parë | Lajme | Kina Sot | Fokus ekonomik | Kultura | Kozmopolit | Shëndeti | Fjala në Lajm | Koment për RJK Muzikë | Revista "Ejani"
Jiang Yu, artikull për 70-vjetorin e krijimit të OKB-së
2015-10-03 09:57:44 CRI Komenti juaj Printoni

"Shekulli", ndër gazetat kryesore në Shqipëri, botoi të premten artikullin e ambasadores së Kinës në Shqipëri Jiang Yu me rastin e përkujtimit të 70-vjetorit të krijimit të OKB-së.

Riorientim, rifillim

            ——70 vjetori i krijimit të OKB-së

 

Ky vit shënon jo vetëm 70-vjetorin e krijimit të OKB-së, por edhe 70-vjetorin e Luftës Botërore Anti-fashiste dhe gjithashtu atë të Fitores së Luftës të Popullit Kinez kundër Agresionit të Japonisë.

Pas 14 vjet luftime të vështira, me humbjen e 35 milionë jetëve, që ishte dhe një kosto përtej imagjinatës, në vitin 1945, populli kinez shpalli fitoren në fushë-betejë ndaj trupave japoneze. Kina ka dhënë një kontribut të madh historik në triumfimin e Luftës Botërore Anti-fashiste, gjë e cila është baza e krijimit të Organizatës së Kombeteve të Bashkuara.

Themelimi i OKB-së, fryti i Luftës Botërore Anti-fashiste është një ngjarje epokale në historinë e njeriut, si dhe një moment historik në proçesin e zhvillimit paqësor të njerëzimit.

Në 1949, për arsye historike, pasi u themelua Republika Popullore e Kinës, ajo është mbajtur jashtë portës së OKB-së, dhe vetëm në 25 tetor të vitit 1971 i janë rikthyer të gjitha të drejtat e saj, me propozimet dhe mbështetjet e përbashkëta të 23 vendeve, ndër të cilët veçohet Shqipëria, gjë që nuk harrohet asnjëherë nga populli kinez.

Si organizata më autentike me përfaqësim të gjerë, gjatë 7 dekadave të kaluara, duke dhënë mbështetjen në: "paqe e siguri", "zhvillim" dhe "në fushën e të drejtave të njeriut", këto tre shtylla, OKB-ja luan rolin e saj të pazëvendësueshëm në të gjitha praktikat e nxitjes së përparimeve të njerëzimit.

Në ditën e sotme, kur vendet e botës janë më të ndërvarura se kurrë, përbën shumë rëndësi ndjekja e parimeve dhe principeve të Kartës së OKB-së. Për të arritur qëllimin e ndërtimit të marrëdhënieve të reja ndërkombëtare që synojnë bashkëpunimet me fitimet e përbashkëta, duhet të përpiqemi në këto drejtime:

Ne duhet të ndërtojmë partneritetin në mënyrë që vendet e botës të jenë të barabarta me njëra-tjetrën, të angazhuara në konsultime të paanëshme dhe të tregojmë mirëkuptim të përbashkët. Me fjalë të tjera, të mbrojmë parimet dhe principet e Kartës së OKB-së, duhet të ngulim këmbë në zgjedhjen në mënyrë paqësore të mos-marrëveshjeve dhe konflikteve me anë të dialogut. E ardhmja e botës është e ardhmja e gjithë shteteve. Sovraniteti dhe tërësia territoriale e çdo vendi është e shenjtë dhe e padhuneshme. Secili vend ka të drejtë të vendosë me vetëdije të plotë regjimin shoqëror dhe rrugën e zhvillimit, dhe praktikat reale të këtyre vendimeve duhen respektuar.

Ne duhet të krijojmë arkitekturën e sigurisë mbi drejtësinë, kontributin dhe përfitimet e përbashkëta. Kina promovon konceptin e sigurisë së vazhdueshme dhe të gjithanëshme. Struktura e bashkëpunimeve ndërkombëtare të sigurisë të jetë e hapur, përfshirëse, e tejdukshme dhe e paanëshme, që të gjitha palët të luajnë sigurinë rajonale e botërore, dhe të ndajnë frytet e saj.

Marrëdhëniet e reja ndërkombëtare me në thelb bashkëpunimin dhe fitimin e përbashkët. Vendet e botës janë të lidhura më ngushtë për arsye të bashkimit dhe ndarjes së interesave; në këto rrethana, ne duhet të nxisim rendin në botë dhe sistemin ndërkombëtar të ecin në drejtim të arsyeshëm, dhe palët e ndryshme të bashkëpunojnë për paqen, zhvillimin, për fitimet dypalëshe dhe ato shumëpalëshe.

Rrugën e multi-zhvillimit. Vendet e ndryshme të botës kanë zgjedhur vetë rrugë të ndryshme të zhvillimit, ato mund të nxjerrin përfitime nga eksperiencat e suksesshme të njëra-tjetrës në kontekstin e qeverisjes, të eksplorimit të zhvillimit potencial dhe të përballimit të sfidave.

Marrëdhënie më të ekuilibruara që synojnë zhvillimin global dhe rritjen e fuqishme, të vazhdueshme dhe të balancuar. Çdo shtet të garantojë shanse, rregulla dhe të drejta të barabarta për sa i përket çështjes së bashkëpunimit të ekonomisë globale, kështu mund të realizohet lulëzimi i përgjithshëm.

Roli i Kinës është shumë i thjeshtë dhe i qartë:

Së pari Kina do të jetë pjesëmarrëse në ndërtimin e një bote paqësore, që dedikon zhvillimin paqësor, që asnjëherë nuk kërkon hegjemoninë, zgjerimin dhe influencën në botë.

Së dyti, Kina do të jetë kontribuese në zhvillimin global, ajo vazhdon të kërkojë zhvillimin e përbashkët me strategjinë e hapjes që synon fitimin e përbashkët, dëshiron të shkëmbejë eksperiencat e saj të zhvillimit, të ndajë shanse të zhvillimit me vendet e tjera. Në të njëjtën kohë, nën parimin e "përgjegjësi të përbashkëta por të ndryshme", duke marrë parasysh aftësinë dhe dispozicionin e çdo vendi, Pekini do të bashkëpunojë me palët përkatëse për të nxitur arritjen e një marrëveshjeje të re në Konferencën e Parisit mbi Ndryshimin e Klimës, në mënyrë që të ngrihet mekanizmi administrativ i trajtimit të çështjeve të klimës globale.

Së treti, Kina do të jetë ruajtëse e rendit ndërkombëtar, i cili është ndërtuar mbi parimet dhe principet e Kartës së OKB-së.

Tanimë ndodhemi në një periudhë të veçantë, shpresojmë që këtë rast të 70-vjetorit të themelimit, Organizata e Kombeve të Bashkuara ta shikojë si një moment riorientimi e rifillimi, kur i duhet përmirësimi i vazhdueshëm që të luajë rolin e saj më së miri për tu shërbyer popujve të botës.

 

 

Mrekulli
Komenti im
Forum

Sondazh me dëgjuesit për dy sesionet e vitit 2015 në Kinë

Voto tani, shijo falas më vonë
Artikuj top
Rubrika top
China Radio International.CRI. All Rights Reserved.
16A Shijingshan Road, Beijing, China