PËR NE  VEND PUNE
      
cri albanian.cri.cn
Faqja e parë | Lajme | Kina Sot | Fokus ekonomik | Kultura | Kozmopolit | Shëndeti | Fjala në Lajm | Koment për RJK Muzikë | Revista "Ejani"
Wang Yi- Vizita e presidentit Xi në OKB, një frymë e re në marrëdhëniet ndërkombëtare
2015-09-30 14:15:03 xinhua Komenti juaj Printoni
Fjalimi i parë i presidentit kinez Xi Jinping në selinë e OKB-së solli një frymë të re në marrëdhëniet ndërkombëtare, la një gjurmë të thellë në historinë e diplimacisë kineze. Kështu e komenton ministri i jashtëm i Kinës Wang Yi vizitën e presidentit kinez në SHBA dhe një seri samitesh të OKB-së ku mori pjesë në kuadër të 70 vjetorit të themelimit të kësaj organizate.

Presidenti i Kinës bëri thirrje për një model të ri marrëdhëniesh ndërkombëtare, bazuar në përfitimin reciprok, kur iu drejtua me një fjalim Asamblesë së Përgjithëshme Vjetore të OKB-së, së nivelit të lartë. Kina është vendi i parë ndër vendet e mëdha që ka përparësi bashkëpunimin me përfitim të ndërsjellë, tha Wang. Presidenti Xi bëri thirrje për ndërtimin e sigurisë, duke kontribuar në drejtësinë dhe qëndrimin e hapur ndërmjet kombeve, ai apeloi gjithashtu për zhvillimin e hapur, novativ dhe gjithëpërfshirës, si dhe për rritjen e bashkëpunimit midis qytetërimeve, promovimin e harmonisë dhe respektimin e dallimeve, tha kreu i diplomacisë kineze.

Ndërkohë, ministri i jashtëm shton se, Xi u zotua për të krijuar fondin e zhvillimit Kinë-OKB me një vlerë prej 1 miliard dollarësh amerikanë, në mbështetje të punës së OKB-së dhe të çuarjes përpara të bashkëpunimit shumëpalësh.

Ndërsa i drejtohej samitit për ruajtjen e paqes, Xi parashtroi qëndrimin e Kinës dhe parimet për çështjet që lidhen me paqen në botë, duke folur për propozime të rëndësishme në promovimin e misioneve paqeruajtëse të OKB-së, dhe shpalli një varg nismash praktike për të ndërtuar aftësi paqeruajtëse të sistemit të gatishmërisë dhe për promovimin e aftësive paqeruajtëse të botës, sidomos të Afrikës, tha Wang.

Presidenti Xi ofroi sugjerime të reja për të nxitur rritjen globale dhe zhvillimin, tha ministri Wang , duke shtuar se vizioni, opinionet dhe nismat e Kinës kanë pasuruar në masë të madhe axhendën e miratuar në samitin e OKB-së, për periudhën pas vitit 2015.

Xi njoftoi se Kina do të krijojë një fond, me kontribut fillestar prej 2 miliardë dollarë amerikanë, për të mbështetur bashkëpunimin Jug-Jug dhe do të ndihmojë vendet në zhvillim në zbatimin e axhendës së tyre të zhvillimit pas vitit 2015, vuri në dukje Wang. Përveç kësaj, Kina do të anullojë borxhin e tepricës së kredisë pa interes në fund të vitit 2015, ndaj vendeve më pak të zhvilluara (LDC), ku përfshihen dhe vendet pa dalje në det, si dhe vendet e vogla ishullore në zhvillim.

Presidenti kinez gjithashtu parashroi nismën e Kinës "Gjashtë 100s", me anë të së cilës Kina do të verë në dispozicion të vendevenë zhvillim në pesë vitet e ardhshme 100 programe për ujen e nivelit të varfërisë, 100 projekte bashkëpunimi bujqësor, 100 programe të promovimit të tregtisë dhe të ndihmës, 100 programe për mbrojtjen e mjedisit dhe ndryshimet e klimës, do të ndërtojë 100 spitale dhe klinika, si dhe 100 shkolla dhe qendra të formimit profesional.

Mrekulli
Komenti im
Forum

Sondazh me dëgjuesit për dy sesionet e vitit 2015 në Kinë

Voto tani, shijo falas më vonë
Artikuj top
Rubrika top
China Radio International.CRI. All Rights Reserved.
16A Shijingshan Road, Beijing, China