PËR NE  VEND PUNE
      
cri albanian.cri.cn
Faqja e parë | Lajme | Kina Sot | Fokus ekonomik | Kultura | Kozmopolit | Shëndeti | Fjala në Lajm | Koment për RJK Muzikë | Revista "Ejani"
Ministrja shqiptare e kulturës Mirela Kumbaro në qytetin Yangzhou të Kinës Lindore
2015-09-30 16:34:02 CRI Komenti juaj Printoni

Ministrja shqiptare e kulturës Mirela Kumbaro, që merr pjesë në veprimtarinë me rastin e 2500 vjetorit të qytetit Yangzhou të Kinës Lindore u prit të martën nga kryetari i bashkisë së këtij qyteti Zhu Minyang.

Të dyja palët shkëmbyen mendime mbi bashkëpunimin dypalësh në fushën kulturore.

Zhu Minyang duke i uruar mirëseradhjen delegacionit shqiptar të kryesuar nga ministrja Kumbaro tvlerësoi miqësinë midis dy vendeve tona. Ai shprehu dëshirën që vizita e ministres Kumbaro të nxitë bashkëpunimin mes Shqipërisë dhe qytetit Yangzhou në kulturë, turizëm, arsim dhe shëndetësi.

Ai tha se qyteti Yangzhou është i hapur drejt botës dhe është i gatshëm që të diskutojë për mundësinë e fluturimeve ajrore Yangzhou-Shqipëri. "Në këtë mënyrë qytetarët e Yangzhout do të kenë mundësi të vizitojnë Shqipërinë, ku të njohin kulturën ballkanase, por edhe shqiptarët mund të vijnë në Yangzhou për të njohur nga afër këtë qytet të Kinës Lindore," tha Zhu Minyang.

Ministrja shqiptare e Kulturës Mirela Kumbaro falënderoi autoritetet e qytetit Yangzhou për ftesën për të marrë pjesë në veprimtaritë me rastin e 2500-vjetorit të formimit të këtij qyteti. Ajo tha se Shqipëria dhe Kina janë vende me një miqësi të vjetër. Sipas saj, Yangzhou është një qytet që bashkon në mënyrë të shkëlqyer historinë dhe risitë teknologjike. Znj. Kumbaro vuri në dukje se Shqipëria është një vend me histori të gjatë dhe një numër trashëgimish kulturore botërore, prandaj të dy palët mund të zhvillojnë bashkëpunim në këtë fushë. Ajo shprehu kënaqësinë për shkëmbimet dhe bashkëpunimin mes qytetit Yangzhou dhe qytetit shqiptar të Vlorës. Kreu i dikasterit shqiptar të kulturës theksoi se shkëmbimet kulturore mund të afrojnë të dy popujt, duke shprehur gjithashtu shpresën se vizita e saj do të forcojë njohjen e mëtejshme mes dy palëve.

Pjesëtarë të delegacionit të Ministrisë së Kulturës të Shqipërisë janë edhe kryetari i Shoqatës Kulturore Shqipëri-Kinë Iliaz Spahiu, si edhe drejtori i Muzeut Kombëtar Melsi Labi. (Xu Guang)

Mrekulli
Komenti im
Forum

Sondazh me dëgjuesit për dy sesionet e vitit 2015 në Kinë

Voto tani, shijo falas më vonë
Artikuj top
Rubrika top
China Radio International.CRI. All Rights Reserved.
16A Shijingshan Road, Beijing, China