MirelaKumbaroIntervista |
Shqipëria dhe Kina do të nënshkruajnë së shpejti 'Memorandumin e Bashkëpunimit në Kulturë, deklaroi ministrja e Kulturës e Shqipërisë, Mirela Kumbaro gjatë fjalimit që mbajti në ceremoninë e hapjes së 'Muajit të Turizmit të Kanalit të Madh të Kinës' në Yangzhou të provincës Jiangsu.
"Kultura ka një rol të veçantë të ndërtimit të urave midis njerëzve, shton komunikimin, frymëzon dialog, duke sfiduar me fuqinë e saj të tashmen dhe të ardhmen. Duke sfiruar largësinë fizike dhe historike midis njerëzve. Si ministre e kulturës, duan që të nxit fuqizimin e shkëmbimeve kulturore me Kinën dhe së shpejti ne do të përgatisim 'Memorandumin e Bashkëpunimit në Kulturë', midis Kinë dhe Shqipërisë. Gijthashtu jam shumë krenare që Shqipëria është pjesë e bashkëpunimit kulturor midis Kinës dhe vendeve të Europës Qendrore e Lindore, së bashku me 15 vende të tjerë. Në nëntor ne do të takohemi së bashku për të shkëmbyer eksperienca dhe për të diskutuar sfidat e përbashkëta për menaxhimin e trashëgimisë sonë kulturore," tha Kumbaro.
Kanali i Madh i Kinës është pasuri e trashëgimisë kulturore botërore e UNESCO-s. Ai është kanali më i gjatë në botë që përshkon bregun lindor të Kinës, nga Pekini në Hangzhou.
Muaji i turizmit i Kanalit të Madh filloi të mërkurën nga qyteti Yangzhou i provincës Jiangsu. Aktiviteti zhvillohet për të nxitur komonikimin dhe shkëmbyer eksperienca me qytete të tjera botërore të ndërtuara përgjatë kanaleve.
Iljaz Spahiu, kryetari i Shoqatës Kulturore të Miqësisë Shqipëri - Kinë, shpreson që shqiptarët të njohim më mirë Kanalin e Madh të Kinës, si dhe vlerësoi nismat e qeverisë kineze, 'Një brez, një rrugë' dhe '16+1'. Ai nënvizoi se ato do të nxitin lidhjet midis dy vendeve Kinës dhe Shqipërisë.
"Besoj se nëpërmjet këtyre aktiviteteve do të nxitet zhvillimi i marrëdhënieve mes të të dy vendve, sidomos shqiptarët mund të njohin kulturën e Kanalit të Madh të Kinës. Këto aktivitete mund të prezantojnë bukuritë, historinë dhe kulurën 2500 vjeçare të Yangzhou-t tek shqiptarët.
Nismat 'Një brez, një rrugë' dhe '16+1' të qeverisë kineze do të krijojnë një linjë lidhjeje të shpejtë tokësore dhe detare midis Kinës dhe Europës, duke pakësuar largësinë midis Kinës dhe vendit tonë. Këto nisma do të ndërtojnë ura lidhëse midis zemrave të popujve.
Nisma 'Një brez, një rrugë' i dha energji të re sistemit të bashkëpunimit midis Kinës dhe vendeve të Europës Qendrore e Lindore," tha Spahiu.
Gjatë vizitës në Yangzhou, ministrja e Kulturës, Mirela Kumbaro u prit në një takim të posaçëm nga kryetari i Bashkisë i Yangzhou-t, Zhu Min Yang.
Zoti Zhu pasi i uroi mirëseardhjen ministres në Yangzhou, kujtoi se qyteti që ai drejton tashmë ka vendosur një binjakëzim me Vlorën dhe se të dy qytetet kanë filluar komunikimin për të realizuar bashkëpunim pragmatik.
Ai i kërkoi ministres Kumbaro vendosjen e komunikimit për të bashëpunuar në fushën e kulturës dhe të turizmit.
Në fjalën e saj ministrja Kumbaro shprehu kënaqësinë për pjesëmarrjen në festimet e 2500-vjetorit të themelimit të qytetit. "Në kemi plot histori të përbashket. Yangzhou është një qytet i vjetër plot trashëgimi kultutore dhe plot teknologji të re e jetë moderne, ketë gjë jemi duke u përpjekur ta realizojmë edhe në Shqipëri," tha ajo. (Leftion Peristeri)