Në ambientet e ministrisë së Transportit dhe Infrastrukturës në Tiranë u zhvillua të martën ceremonia e firmosjes së kontratës konçesionare për Portin e ri të jahteve në Durrës. Ministri i Transportit dhe Infrastrukturës, Edmond Haxhinasto, tha se ky projekt , një investim prej 15 milionë dollarësh ka një rëndësi të madhe për industrinë e turizmit. Ky port, vijoi ministri Haxhinasto, "vjen së bashku me portin e Synejit në Kavajë, një investim rreth 45 milionë dollarë, porti turistik i Shëngjinit rreth 5 milionë dollare, si dhe ai i Bunecit në jug të vendit që është duke u trajtuar si kontratë konçesionare.
Porti i jahteve do të ndërtohet nga kompania "Albania Bay Marine", në pjesën veriore të portit të Durrësit.(ATSH)