Presidenti i Kinës Xi Jinping në fjalimin e mbajtur të hënën në samitin e liderëve për paqen, në selinë e OKB-së në Nju Jork theksoi se paqja është aspirata e përbashkët e popujve. OKB-ja e nisi veprimtarinë e saj për mbrojtjen e paqes dhe kjo është mënyra më e rëndësishme për të ruajtur paqen dhe sigurinë në botë.
Kreu i shtetit Xi tha se Kina, si vend anëtar i përhershëm i Këshillit të Sigurimit të OKB-së, ka marrë pjesë për 25 vjet në veprimtaritë paqeruajtëse dhe është shteti kryesor përsa i përket numrit të ushtarëve dhe të fondeve në misionet paqeruajtëse. Për të përkrahur forcimin dhe përmirësimin e misioneve paqeruajtëse, Kina do të marrë pjesë në sistemin e ri të aftësisë paqeruajtëse të OKB-së dhe do të themelojë grupin e ri të forcave paqeruajtëse, të përbërë nga 8 mijë ushtarë.
Xi tha se në 5 vitet e ardhshëm, Kina do të trajnojë 2000 paqeruajtës, si dhe do të zhvillojë 10 programe të çminimit. Përveç këtyre, Kina do të ofrojë një ndihmë ushatarake prej 100 milionë dollarësh për Bashkimin Afrikan, për të mbështetur veprimtarinë e ushtrisë afrikane në misionet e reagimit të shpejtë. Mbi 70 liderë botërorë dhe kryetarë të organizatave ndërkombëtare ishin të pranishëm në samitin e OKB-së për paqen. (Fang Xiaoyu/Eda Merepeza)