PËR NE  VEND PUNE
      
cri albanian.cri.cn
Faqja e parë | Lajme | Kina Sot | Fokus ekonomik | Kultura | Kozmopolit | Shëndeti | Fjala në Lajm | Koment për RJK Muzikë | Revista "Ejani"
Xi, fjalim në Asamblenë e Përgjithëshme të OKB-së
2015-09-29 09:58:42 CRI Komenti juaj Printoni

Kina është e angazhuar për zhvillimin paqësor global. Këtë e deklaroi të hënën presidenti kinez Xi Jinping gjatë fjalimit të mbajtur në Asamblenë e Përgjithëshme Vjetore të liderëve botërorë në Nju Jork. Kreu i shtetit Xi nënvizoi se Kina kurrë nuk do të ndjekë politikën e hegjemonisë, të zgjerimit të sferës së influencës, pavarësisht zhvillimeve ndërkombëtare apo forcimit të saj.

Si lider i ekonomisë së dytë më të madhe në botë, presidenti Xi premtoi akordimin e 1 miliard dollarëve amerikanë në dhjetëvjeçarin e ardhshëm, për të mbështetur përpjekjet e OKB-së në bashkëpunimin ndërkombëtar, paqen dhe zhvillimin botëror.

Ai tha se Kina do të krijojë një forcë të përherëshme paqeruajtëse prej 8 mijë trupash, për të vepruar kur të jetë e nevojshme. Kina është kontribuesi më i madh i trupave paqeruajtëse, ndër 5 vendet anëtare të përherëshme të Këshillit të Sigurimit të OKB-së. Ndër të tjera në fjalën e tij në OKB, presidenti Xi Jinping bëri të ditur se Kina do ti japë Bashkimit Afrikan një ndihmë ushtarake, me vlerë 100 milion dollarë amerikanë. (Eda Merepeza)

Mrekulli
Komenti im
Forum

Sondazh me dëgjuesit për dy sesionet e vitit 2015 në Kinë

Voto tani, shijo falas më vonë
Artikuj top
Rubrika top
China Radio International.CRI. All Rights Reserved.
16A Shijingshan Road, Beijing, China