PËR NE  VEND PUNE
      
cri albanian.cri.cn
Faqja e parë | Lajme | Kina Sot | Fokus ekonomik | Kultura | Kozmopolit | Shëndeti | Fjala në Lajm | Koment për RJK Muzikë | Revista "Ejani"
ATSH anëtare me të drejta të plota e EANA-së
2015-09-29 09:04:18 CRI Komenti juaj Printoni

Zgjerimi i komunikimit me agjencitë partnere, përbën një fokus të rëndësishëm të punës së ATSH-së dhe ky komunikim është rritur mjaft duke ndikuar ndjeshëm në një informacion të gjërë përmes shtimit të shkëmbimit të lajmeve.

Duke transmetuar edhe në gjuhën angleze dhe frënge, ATSH është kthyer në një pikë shumë të rëndësishme reference për agjencitë jo vetëm në Ballkan, por edhe për agjenci të njohura e mjaft prestigjoze të Europës dhe Azisë.

Agjencia Telegrafike Shqiptare është anëtare aktive në Aleancën e agjencive të lajmeve të vendeve të Ballkanit (ABNA ), të agjencive të lajmeve të Nismës së Detit të Zi (BSANA) dhe të agjencive të lajmeve të vendeve të Mesdheut (AMAN ). Në takimin e Asamblesë së agjencive të lajmeve të vendeve të Europës (EANA ), mbajtur në Gjeneve të Zvicrës, u miratua me unanimitet pranimi i ATSH në këtë organizatë.

"Kjo përbën për ne një lajm shumë të mirë, por edhe një obligim të shtuar që të jemi sa më profesionalë dhe më shumë kërkues drejt një informacioni të shpejtë, efikas dhe të balancuar në dimensionin publik". – tha pas pranimit, drejtori i përgjithshëm i ATSH-së, Gëzim Podgorica. (ATSH)

Mrekulli
Komenti im
Forum

Sondazh me dëgjuesit për dy sesionet e vitit 2015 në Kinë

Voto tani, shijo falas më vonë
Artikuj top
Rubrika top
China Radio International.CRI. All Rights Reserved.
16A Shijingshan Road, Beijing, China