Presidenti kinez Xi Jinping i bëri thirrje të dielën bashkësisë ndërkombëtare të nxitë më tej të drejtat dhe zhvillimin e grave, në një samit të nivelit të lartë në selinë e Kombeve të Bashkuara në Nju-Jork.
Në fjalimin e vet në Takimin e Liderëve Botërorë për Barazinë Gjinore, presidenti Xi paraqiti një propozim prej katër pikash, që përfshijnë përpjekjet për zhvillimin e grave krahas zhvillimit ekonomik e shoqëror, mbrojtjen e të drejtave dhe interesave të grave, ndërtimin e shoqërive harmonike e gjithëpërfshirëse dhe nxitjen një mjedisi global të favorshëm për zhvillimin e grave.
Kina do të dhurojë 10 milionë dollarë amerikanë për "UN Women" dhe për të ndihmuar gratë e fëmijët në vendet e tjera në zhvillim në pesë vjetët e ardhshëm.
Sekretari i Përgjithshëm i OKB Ban Ki-moon e falënderoi qeverinë kineze si nismëtare të këtij takimi, duke e quajtur atë një moment historik në rrugën e zhvillimit të gruas.
Në Takimin e Liderëve Botërorë për Barazinë Gjinore morën pjesë rreth 100 përfaqësues, përfshirë 80 krerë shtetesh dhe qeverish. (Artan Goga)