Presidenti Xi Jinping theksoi përgjegjësinë e Kinës për forcimin e Bashkëpunimit Jug-Jug.
Ai i bëri komentet gjatë drejtimit të tryezës së rrumbullakët të nivelit të lartë mbi bashkëpunimin Jug-Jug, bashkërisht me sekretarin e përgjithshëm të OKB-së Ban Ki-moon, gjatë Samitit të Zhvillimit të Qëndrueshëm të OKB-së.
Xi tha se vendet në zhvillim duhet të ndajnë me njeri-tjetrin përvojën e tyre të suksesshme në qeverisje dhe të krijojnë një model bashkëpunimi, nga i cili vendet mund të shfrytëzojnë forcat e njeri-tjetrit.
Nga ana e tij, sekretari i përgjithshëm Ban Ki-moon tha se Kina është lideri në nxitjen e bashkëpunimit Jug-Jug.
Ai shprehu gjithashtu falënderime për përkrahjet bujare të Kinës dhe angazhimet e saj të vendosura. Ban shtoi se mbetet ende një rrugë e gjatë për të plotësuar kërkesat e të varfërve dhe të më të dobëtëve. (Wang Lei)