PËR NE  VEND PUNE
      
cri albanian.cri.cn
Faqja e parë | Lajme | Kina Sot | Fokus ekonomik | Kultura | Kozmopolit | Shëndeti | Fjala në Lajm | Koment për RJK Muzikë | Revista "Ejani"
Kina, ShBA-ja, nënshkruajnë memorandum bashkëpunimi
2015-09-27 10:46:02 CRI Komenti juaj Printoni

Kina dhe Shtetet e Bashkuara nënshkruan në Uashington Memorandumin e Mirëkuptimit për të drejtuar komunikimin dhe bashkëpunimin midis dy palëve në kuadrin e zhvillimit global.

Memorandumi hyri në fuqi menjëherë pas nënshkrimit.

Wang Shengwen, zyrtari i Ministrisë së Tregtisë të Kinës, shprehu besimin se memorandumi do ta nxitë bashkëpunimin dypalësh në zhvillimin ndërkombëtar.

"Memorandumi do ta ngrejë nivelin e bashkëpunimit dhe të koordinimit dypalësh për ndihmën ndërkombëtare. Ai shënon një etapë të re në marrëdhëniet kino-amerikane dhe një karakteristikë të re të bashkëpunimit midis dy vendeve."

Wang shtoi se memorandumi do të ndihmojë Kinën dhe ShBA-në të realizojnë objektivat e tyre të përbashkëta në zhdukjen e varfërisë dhe të urisë, nxitjen e zhvillimit të vazhdueshëm dhe zbatimin e Programit të Zhvillimit të Qëndrueshëm të OKB-së deri në vitin 2030.

Kina dhe ShBA-ja kanë pasur bashkëpunim në disa fusha për të nxitur zhvillimin ndërkombëtar gjatë viteve të fundit. (Wang Lei)

Mrekulli
Komenti im
Forum

Sondazh me dëgjuesit për dy sesionet e vitit 2015 në Kinë

Voto tani, shijo falas më vonë
Artikuj top
Rubrika top
China Radio International.CRI. All Rights Reserved.
16A Shijingshan Road, Beijing, China