Samiti i OKB-së për Zhvillimin Qëndrueshëm u hap të premten në selinë e saj në Nju-Jork. Në seancën e hapjes u miratua 'Programi i Zhvillimit të Qëndrueshëm' pas vitit 2015, i cili do të drejtojë zhvillimin e vendeve të ndryshme dhe bashkëpunimin ndërkombëtar gjatë 15 vjetëve të ardhshëm.
Programi i Zhvillimit të Qëndrueshëm pas vitit 2015, trashëgon dhe përmirëson atë Objektivit të Mijëvjeçarit të OKB-së për Zhvillimin, që përfshin 169 objektiva konkrete në 17 drejtime, si zhdukjen e varfërisë dhe të urisë, barazi në shëndetësi, arsim dhe gjini, ujë të pijshëm dhe mjedis të pastër, energji, frenimin e ndryshimit të klimës etj.
Samitet e njëpasnjëshme të OKB-së zhvillohen në kuadrin e 70-vjetorit të themelimit të organizatës. Presidenti i Kinës Xi Jinping, që ndodhet për vizitë në ShBA, do të marrë pjesë në këto samite dhe do t'i drejtohet me një fjalim Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së. (Wang Lei/Leftion Peristeri)