Bashkimi Europian ka akorduar për zhvillimin dhe Mbeshtetjen e bujqësisë shqiptare një fond prej 71 milion euro, deri në vitin 2020.
Ministri i Bujqësisë, Zhvillimit Rural dhe Administrimit të Ujërave, Edmond Panariti dhe Drejtori i Përgjithshëm i Bujqësisë dhe Zvillimit Rural, Jersy Plewa firmosën të enjten në Bruksel në ambjentet e Komisionit Europian, marrëveshjen sektoriale për mbështetjen e bujqësisë shqiptare.
Burime nga dikasteri i Bujqësisë, bëjnë të ditur se, marrëveshja financiare është granti me vlerën më të madhe të alokuar nga Bashkimi Europian për asistencën dhe mbështejen e fermerëve dhe biznesit në zonat rurale.(ATSH)