Gjatë qëndrimit në Seattle të SHBA-së, presidenti i Kinës Xi Jinping vizitoi të mërkurën kompaninë Boeing dhe selinë e Microsoftit, ku u ndal në qendrën e ekspozimit të teknikave të reja të kësaj kompanie.
Xi tha se Kina dhe ShBA-ja, si dy vende të fuqishme në fushën e shfrytëzimit të internetit përballen me sfida serioze për sigurinë kibernetike. "Me interesa të përbashkëta dhe sferë të gjerë bashkëpunimi, të dyja palët duhet të zhvillojnë dialog konstruktiv, bazuar në respekt dhe besim reciprok në mënyrë që interneti të favorizojë më shumë dy vendet e dy popujt" tha presidenti Xi.
Përfaqësuesit e Microsoft-it i i dhuruan kreut të shtetit të Kinës një model 3D të anijes "Liulinhai", e para anije kineze e mallrave që me mbërritjen e saj në portin e Seattle në vitin 1979 i dha fund bllokadës dhjetra vjeçare të transportit detar mes dy vendeve.
Ndërsa në ceremoninë e pritjes të organizuar nga Boeing për nder të tij, presidenti Xi Jinping tha se bashkëpunimi i kësaj kompanie me palën kineze është me interes të ndërsjelltë. "Zhvillimi i Kinës do të krijojë më shumë shanse për ndërmarrjet amerikane në sajë të bashkëpunimit në nivel më të lartë", tha Xi.
Përfaqësuesit e Boeing-ut i dhuruan Xi Jinpingut një uniformë të kompanisë dhe një dritare të avionit të tipit 747 në qendër të së cilës ishte vendosur fotoja e mbërritjes së presidentit kinez në Seattle.
(Zhang Yan/Eda Merepeza)