Besimtarët myslimanë festojnë sot Kurban Bajramin. Nënkryetari i Komunitetit Mysliman Shqiptar, Bujar Spahiu dhe kreu i bektashinjve, Haxhi Baba Edmond Brahimaj u përcollën urimin e tyre të gjithë besimtarëve.
"Në këtë festë afrohen zemrat, harrohen urrejtjet, njerëzit shtrijnë dorën e pajtimit, ripërtërihen lidhjet shoqërore e njerëzore, me dashuri e sinqeritet, derisa çdo shtëpi dhe familje të mbushet me gëzim e hare", tha nënkryetari i KMSH-së, Bujar Spahiu.
"Mbarë bota myslimane do të përjetojë emocionet e ditës së Kurban Bajramit, mëshirës universale dhe mirësisë hyjnore ", uroi kreu i bektashinjve, Haxhi Baba Edmond Brahimaj. (Top Channel )