Qeveria e re greke e dalë nga zgjedhjet e së dielës u betua të mërkurën në Athinë me një ceremoni të zhvilluar në pallatin presidencial.
Kabineti qeveritar shprehu besimin se nën drejtimin e partisë SYRIZA, vendi do të dalë nga kriza e borxhit.
"Kushti i kësaj herë është kapërcimi i vështirësive," tha zv./kryeministri Yannis Dragassakis.
Analistët politikë thonë se kabineti i ri përfshin figurat kryesore të koalicionit SYRIZA-ANEL që u formua në janar.
Fokusi tani është mbi Euclid Tsakalotos i cili rikthehet si ministër i Financave. (Leftion Peristeri)