Ministria e Industrisë dhe e Teknologjisë së Informacionit e Kinës u bëri thirrje kompanive të telekomunikacionit të ulin çmimet e internetit dhe të shtojnë shpejtësinë e lidhjes.
Kompanitë duhet t'i përfundojnë detyrat e tyre deri në fund të këtij viti, tha ministri Miao Wei në ceremoninë e hapjes së ekspozitës Ndërkombëtare të Informatikës që do të mbahet në Pekin deri të premten.
Deri në fund të vitit shpejtësia mesatare në qytetet kryesore të vendit duhet të arrijë deri në 20 megabytes për sekondë nga 9 që është deri tani dhe deri në 10 në zonat e tjera urbane nga 7 që është tani.
Çmimet e internetit do të ulen me afro 30 për qind nga viti i kaluar. (Leftion Peristeri)