Zyra e Informacionit e Këshillit të Shtetit të Kinës publikoi të martën librin e bardhë "Barazia gjinore dhe zhvillimi i grave në Kinë", ku bëhet një paraqitje e përgjithshme e përparimeve të arritura nga Kina në këto dy fusha.
Dokumenti trajton çështje të tilla si mekanizmat për mbrojtjen e grave, gratë dhe ekonomia, arsimi, shëndetësia, administrimi e mjedisi, mbrojtja me ligj e barazisë gjinore, shkëmbimet ndërkombëtare në fushat përkatëse etj. Në këtë dokument, nëpërmjet një numri të madh faktesh e të dhënash, pasqyrohen politikat dhe masat e marra, si edhe rezultatet e arritura nga Kina për nxitjen e barazisë gjinore dhe të zhvillimit të grave.
Kjo është hera e tretë që qeveria kineze publikon një libër të bardhë për çështjen e zhvillimit të grave. (Çang Çuo/Artan Goga)