Presidenti i Këshillit të BE-së, Donald Tusk tha se shpreson se zgjedhjet e fundit në Greqi do të mundësojnë qëndrueshmëri politike për të gjitha sfidat me të cilat përballet vendi.
Rezultatet paraprake tregojnë se partia SYRIZA e ish-kryeministrit Alexis Tsipras udhëheq rezultatet.
Në një deklaratë të tijën Tusk said tha se 'përkushtimi dhe vendosmëria e Tsipras-it për të zbatuar reformat ekonomike është thelbësor për rigjallërimin ekonomik të Greqisë," tha Tusk.
Pas numërimit të 80 për qind të votave, SYRIZA ka fituar rreth 35.5 për qind kundrejt 28.2 për qind të konservatorëve të Demokracisë së Re të udhëhequr nga Evangelos Meimarakis.
Sipas të përditshmes 'To Vima', qeveria e re mund të betohet që të hënën ose të martën në mëngjes. (Leftion Peristeri)