Kreu i Komisionit Kombëtar të Zhvillimit dhe Reformës të Kinës, Xu Shaoshi, shprehu besimin tek ekonomia e vendit, duke nënvizuar shenjat e përmirësimit të cilësisë dhe rritjes afatgjatë ekonomike.
Pavarësisht ngadalësimit të rritjes ekonomike, norma e rritjes mbetet brenda një niveli të qëndrueshëm, tha Xu.
"Ekonomia paraqitet thuajse e qëndrueshme këtë vit dhe perspektiva e saj është pozitive, ndërkohë mbeten të fuqishëm udhëheqësit e rritjes së shëndetshme dhe të qëndrueshme ekonomike për të ardhmen," tha Xu.
Nga ana tjetër ai pranoi se kërkesa, investimet dhe ekspertet mbetet të dobët, duke paraqitur si faktorë transformimin e industrive, mbikapacitetin dhe rreziqet potenciale në fushën fiskale dhe financiare.
Xu theksoi se do të mbështetet konsumi dhe investimet duke i orientuar paratë drejt ekonomisë reale. (Leftion Peristeri)