Të paktën 13 veta humbën jetën nga fundosja e një anijeje me refugjatë në afërsi të portit Çanakkale, në Turqi.
Sipas Rojes Bregdetare të Greqisë, po këtë ditë, u fundos një tjetër anije në bregun e ishullit Lesvos, duke shkaktuar të paktën 26 të zhdukur.
Njoftimet e BBC-së thonë se refugjatë nga Iraku, Siria dhe Afganistani bëjnë orvajtje të shpeshta për të kaluar nga ishujt e Turqisë dhe të Greqisë drejt Europës. Por, kjo rrugë është tepër e rrezikshme dhe shpesh kanë ndodhur tragjedira.
Nga ana tjetër, mijëra refugjatë përpiqen të hynë në Europë përmes Austrisë dhe vendeve të tjera të Europës juglindore.
Në faqen zyrtare të "Deutsche Welle"-s thuhet se vendet kufitare të Europës nuk mund të pranojnë refugjatët në rritje përtej kapacitetit të tyre.
Kroacia bëri të ditur se do të vazhdojë "të detyrojë" Hungarinë të pranojë refugjatë. Hungaria ka vendosur rrjeta telash me gjemba 41 kilometra në rajonet kufitare me Kroacinë.
Megjithatë, masat e ndryshme të këtyre vendeve nuk mund të pengojnë hyrjen e refugjatëve në Europë. Sipas të dhënave nga Roja Bregdetare e Italisë, vetëm më 19 shtator, janë shpëtuar 4700 refugjatë nga deti i hapur i Libisë. (Xu Guang)