Rezultatet fillestare të publikuara në mbrëmjen e të dielës nga Ministria e Brendshme e Greqisë tregojnë se partia e majtë radikale SYRIZA ka fituar në zgjedhjet parlamentare në Greqi. Ndërkohë, partia Demokracia së Re është renditur në vendin e dytë.
Kreu i SYRIZA-s Alexis Tsipras u tha përkrahësve në një miting kremtues se me këto zgjedhje populli grek e ngarkoi qartë SYRIZA-n me vazhdimin e mandatit qeverisës edhe për 4 vjet të tjerë. Ai premtoi se do të përpiqet ta nxjerrë Greqinë nga kriza e borxheve dhe se do t'i shpallë luftë "sistemit të vjetër të korruptuar".
Në këto zgjedhje morën pjesë vetëm 56% e grekëve me të drejtë vote, përqindja më e ulët gjatë viteve të fundit. Sipas analistëve, një gjë e tillë tregon se grekët janë të lodhur tashmë nga zgjedhjet e shpeshta dhe politikat e partive të ndryshme. (Wang Lei/Artan Goga)