Të martën u zhvillua në Los Anxheles të ShBA-së Samiti i parë i Klimës / Nisma e Qyteteve me Lëshim të Ulët Karboni Kinë-SHBA. Ky samit ka për qëllim që të nxitë realizimin e "Deklaratës së përbashkët për ndryshimin e klimës Kinë-SHBA" të shpallur vitin e kaluar nga kryetari i Shtetit i Kinës Xi Jinping dhe presidenti amerikan Barak Obama, si edhe bashkëpunimin dypalësh në këtë fushë.
Në fjalimin e mbajtur në ceremoninë e hapjes së samitit, përfaqësuesi i posaçëm për çështjet e ndryshimit të klimës i Kinës Xie Zhenghua u shpreh se kjo deklaratë e përbashkët tregon besimin e vendosmërinë e të dy palëve për përballimin e ndryshimit të klimës, duke bërë që bashkëpunimi kino-amerikan në fushën e ndryshimit të klimës të jetë një pikë e spikatur në marrëdhëniet dypalëshe. Njëkohësisht deklarata ka nxitur procesin shumëpalësh global të ndryshimit të klimës, duke luajtur një rol kyç për suksesin e konferencës së Limës. (Fani/Artan Goga)